Rama thirrje bizneseve të huaja: Sot Shqipëria nuk është më një “tabula rasa”

Shqipëria

Rama thirrje bizneseve të huaja: Sot Shqipëria nuk është më një “tabula rasa”

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje bizneseve të huaja që të vijnë për të investuar në Shqipëri, ku dhe mund të gjejnë një partneritet të besueshëm përmes sipërmarrësve shqiptarë.

Në çeljen e panairit të Klik Ekspo Group, Rama theksoi se Shqipëria nuk është më një “tabula rasa” por ka ecur përpara në zhvillimin e biznesit dhe produkteve “made in Albania”.

“Sot Shqipëria nuk është një “tabula rasa” siç ishte në edicionin e parë të këtij panairi, ku gjithçka niste nga e para, sot biznesi shqiptar është një realitet i ri i historisë së vendit tonë, një realitet i konsoliduar, dhe produktet “Made in Albania: janë duke u zhvilluar dhe duke u rritur, edhe sa i përket fuqisë me ritme të konsiderueshme në nivele të larta.

Sot kompanitë e huaja që vijnë në vendin tonë, jo vetëm gjejnë mundësi të reja investimi, por mund të gjejnë edhe partnerë të guximshëm dhe të sigurt me të cilët mund të bashkohen, dhe të realizojnë ambiciet për të investuar dhe për të fituar në këtë vend”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat