KLSH kërkon të mos ndalet hetimi për kryebashkiaken e Sarandës

Shqipëria

KLSH kërkon të mos ndalet hetimi për kryebashkiaken e Sarandës

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Florjana Koka

Në 27 prill të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim penal në Prokurori për kryetaren e Bashkisë Sarandë dhe 6 zyrtarë të tjerë me akuzën për ‘shpërdorim detyre’.

Pas 3 muajsh Prokuroria e pushoi çështjen por KLSH e njohur me vendimin nuk ka rënë dakord me pushimin e çështjes, me arsyetimin se organi i akuzës ka vlerësuar gabimisht aktet juridike. Në tetor KLSH bën ankimim në Gjykatën e Sarandës për pushimin e çështjes. “News24” zbardh ankimimin e KLSH-së. Sipas KLSH-së, hetimet nuk janë zhvilluar si duhet dhe konkluzionet dhe arsyetimi juridik në lidhje me faktet është i gabuar.

KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga 01.1.2015-30.6.2016.
Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.KLSH ka dërguar ne prokurori kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Florjana Koka si dhe 6 zyrtar të tjerë.

Në 27 prill KLSH referon dosjen në Prokurori. Pas 3 muajsh Prokuroria e pushon çështjen. KLSH nuk është dakord me pushimin e çështjes dhe keni vlerësuar gabimisht aktet juridike. Në tetor KLSH bën ankimim në Gjykatën e Sarandës për pushimin e çështjes.

KRISTAQ KALI-MBIKEQYRES KOLAUDATORI I  PUNIMEVEAGRON  TEPELENA-MBIKEQYRES I PUNIMEVEELERON GJONI-DREJTOR JURIDIKPELLUMB HALIMI-ISH DREJTOR I SHERBIMEVE PUBLIKETEUTA STROKA-DREJTORE EKONOMIKEJORGO MITRO- DREJTOR I TAKSAVE VENDORE.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat