BE mbështet forcimin e kapaciteteve të administratës shqiptare

Shqipëria

BE mbështet forcimin e kapaciteteve të administratës shqiptare

Nga: ATSH Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:46
ilustrim

Shqipëria është duke kryer përgatitjet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe forcimi i kapaciteteve të administratës, konsideruar si sistemi i qarkullimit të gjakut për një shtet, merr një rëndësi të dorës së parë.

Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit financiar dhe teknik po mbështet axhendën ambicioze të reformave të Shqipërisë.

Asistenca e BE-së fokusohet në veçanti te zhvillimi demokratik dhe mirëqeverisja, reforma rregullatore, ngritja e kapaciteteve administrative dhe zhvillimi i infrastrukturës.

Edina Halapi, koordinatore pranë Delegacionit Evropian, në një prononcim për ATSH-në, shpjegon se një pjesë e madhe e fondeve IPA shkon për forcim të kapaciteteve të institucioneve, në mënyrë që ato të jenë në gjendje të thithin sa më shumë fonde nga BE.

Financimet e BE-së për projektet në Shqipëri jepen në formën e granteve, kontratave dhe mbështetjes buxhetore në rritje.

“Për momentin po programojmë fondet IPA II 2014-2020. E bëjmë çdo vit programimin e fondeve. Janë rreth 65 milionë euro në total për të gjithë sektorët”, shprehet Halapi.

”Nën programin IPA II”, sipas Halapit, ”kemi kaluar në qasjen sektoriale”.

”Fushat kryesore” sipas saj, ”janë demokracia e qeverisja, shteti ligjor, transporti, energjia, bujqësia, zhvillimi ekonomik, konkurrueshmëria apo edhe punësimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat