E ardhmja e Ballkanit, Bushati: Nuk është ende një rajon - Bota Sot
E ardhmja e Ballkanit, Bushati: Nuk është ende një rajon

Shqipëria

E hënë, 11 dhjetor 2017

E ardhmja e Ballkanit, Bushati: Nuk është ende një rajon

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:55
Ditmir Bushati

Nga Uashingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pranishëm në konferencën e organizuar nga Këshilli Atlantik, mbi të ardhmen e Ballkanit u shpreh i shqetësuar lidhur me Rajonin tonë, pasi sipas tij nuk ekziston ende një rajon i vërtetë.

“Edhe nëse flasim për integrim euroatlantik, është e vështirë të flasim për një rajon të vërtetë, duke pasur parasysh se kemi disa vende anëtare Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, por edhe vende si Kosova e cila po kërkon të ketë një marrëdhënie të institucionalizuar me NATO-n, vende si Serbia që qëndron në një tjetër pozicion, apo edhe Bosnja, e cila në dy vitet e fundit nuk po avokon për t’u anëtarësuar në NATO. Po kështu edhe linjëzimi i politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me atë të BE-së nuk është i njëjtë. Ndaj dhe sfida jonë e parë është si ta transformojmë Ballkanin Perëndimor në një rajon të vërtetë nga pikëpamja politike, ekomomike dhe e sigurisë”, tha ai.

Për kreun e diplomacisë shqiptare vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në lidhje me shtetin e së drejtës, korrupsionin dhe krimit të organizuar, tensionet etnike apo pabarazia ekonomike e cila është një hendek i gjerë jo mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Perëndimore, por mes Ballkanit Perëndimor dhe të ashtuquajturve vende të reja anëtare të BE-së, duke i vendosur vendet fqinje në pozita të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test