Pamje të tmerrshme: Përmbytet Shqipëria, rreziku më i madh në jug, ushtria evakuon banorët - Bota Sot
Pamje të tmerrshme: Përmbytet Shqipëria, rreziku më i madh në jug, ushtria evakuon banorët

Shqipëria

E enjte, 14 dhjetor 2017

Pamje të tmerrshme: Përmbytet Shqipëria, rreziku më i madh në jug, ushtria evakuon banorët

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 07:52
Përmbytjet në Shqipëri

(E plotësuar) - Shqipëria është e zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut të rëna dy ditët e fundit. Situata është problematike në të gjithë vendin.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave njofton se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Qarkullimi është i vështirësuar në mjaft rrugë, ndërkohë që ka ndërprerje të energjisë në disa qytete. Pikërisht Vlora dhe Fieri janë dy nga qarqet më problematike, përforcime të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore.

Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje orësh. Janë bëra gati disa qendra evakuimi dhe po bashkëpunohet edhe me hotele private për strehim.

Në situatë gatishmërie janë spitalet dhe OSHEE, ndërsa forcat e armatosura me gjithë motin e keq kanë angazhuar deri helikopterë për të evakuuar banorë në zona të përmbytura.

Përmbytjet nga shiu në Shqipëri, , mbi 300 të evakuuar

E zhytur në ujë Shqipëria kaloi një natë të vështirë, por duket se më e keqja nuk ka mbaruar. Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.

Vjosa ka dalë nga shtrati, Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj. Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.

Gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në 23 fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.

Në Korçë, probleme ka në aksin Lozhan-Moglice reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rrëshkitjes së gurëve. Probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshticë ka patur rrëshkitje gurësh pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks.

Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh. Rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës. Në lagjen Allmete uji i përroit del nga shtrati,pritet te ndërhyrja,probleme ne nga prania e uji ne lagjen minatori ne Bulqizë. Edhe shume fshatra te Bulqizë janë pa energji elektrike.

Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.

Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet
kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë. Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.

Shqipëria e bllokuar nga përmbytjet

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, kanë rënduar situatën, duke shkaktuar përmbytje të shumta në të gjithë Shqipërinë.

Gjendja nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.

Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.

Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.

Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit e OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet. Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.

U bëhet thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

U bëhet thirrje edhe gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.

Lidhur me rrugët është e bllokuar autostrada Durrës-Tiranë, ndërsa kalohet me vështirësi Tiranë-Durrës, i bllokuar është edhe aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Ndërkohë pa energji elektrike janë mbi 20 mijë persona, për shkak se kanë dalë jashtë funksionit mbi 60 fidera. Për shkak të motit të keq janë ndërprerë edhe fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Pas nje nate te veshtire dhe nje situate te jashtezakonshme ne autostraden Tirane-Durres, mesohet se mengjesin e sotem, pjesa Tirane-Durres eshte i kalueshem me shume veshtiresi.

Nderkohe pjesa Durres-Tirane nuk kalohet ende. Per te gjithe ata qe kane emergjenca udhetimit te marrin masat, duke pasur parasysh situaten ne kete autostrade.

Mengjesin e sotem Emergjencat Civile njoftojnë per gjendje shume te rënduar në Thumanë nga përmbytjet. “Situata aktualisht në Thumanë. Autostrada e pakalueshme”- shkruajne Emergjecat, bashkengjitur me kete video.

Moti i keq mbërthen vendin, përmbyten rrugë e banesa, Rinasi ndërpret fluturimet  

Prej orëve të para të ditës së enjte, vendi ynë u përfshi nga një stuhi reshjesh të dendura, që kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të territorit.

Reshjet e dendura të shiu rrezikuan jetën e 10 persona në zonën e Valiasit, në Tiranë. Forcat e Armatosura të ushtrisë, u erdhën atyre në ndihmë, duke i evakuuar dhe siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ata u strehuan në qendrën shëndetësore të Komandës së Zall Herrit, ku po u jepet edhe ndihma e nevojshme.

Më herët gjatë të enjtes, si pasojë e stuhisë që përshfiu Fierin, një elektriçist humbi jetën nga kontakti me rrymën. Edhe pse kolegët e dërguan 50-vjeçarin Sabri Vriga në spital, ai nuk arriti të mbijetojë.

Në Shkodër tre punonjës të OSHEE u plagosen nga shpërthimi i një automati, në nënstacionin e qytetit, ku kishin shkuar për të rregulluar defektin që kishte lënë qytetin pa energji. Të plagosurit u transportuan në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa aty mbërritën edhe ministrat Gjiknuri dhe manastirliu, por edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çelaj.

Ndërkohë në këtë qark janë raportuar reshje me intensitet më të ulët, ndërsa probleme janë evidentuar vetëm në zonën e Anës së Malit, ku janë përmbytur disa parcela.

Si pasojë e reshjeve, u përmbytën edhe akset nacionale. Kështu, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua pasdite për shkak se niveli i ujit shkoi deri në lartësinë e trafik-ndarëses. Për këtë arsye, policia devijoi trafikun në rrugët dytësore. Shumë mjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa niveli i ujit rritet. U desh ndërhyrja e Forcave të Armatosura, për zhbllokimin e rrugës. Edhe rruga drejt Rinasit pati probleme me trafikun, ndërsa autoritetet e aeroportit raportuan anulimin e fluturimeve, por edhe të mbërritjeve, për shkak të ujit të shumtë në pistë.

Disa biznese në zonë janë përmbytur. Edhe në Tiranë ka probleme me banesat e ulëta, ndërsa për shkak të shikueshmërisë së ulët, ndodhi edhe ky aksident në Unazën e Re në Tirane, por pa viktima. Durrësi, Tirana dhe Lezha mbetën në mbrëmje pa energji. Dhjetëra persona mbetën të bllokuar në një qendër tregtare, në orët e mbrëmjes.

Të vetmet automjete që kalojnë në rrugët dytësore Tiranë-Durrës janë makinat ushtarake dhe karoatrecët, pasi autostrada është e pakalueshme. Por edhe në këtë segment ka zona ku uji është mbi 1 metër.

Rruga e Kombit, në zonën e Milotit është bllokuar për një kohë të gjatë dhe sipas drejtuesve të automjeteve, ndodhi edhe një aksident me pasojë tre të lënduar. Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve gjatë ditës së premte, ndërsa këshillohet që të evitohen udhëtimet edhe në zonat malore, ku rreziku vjen nga përrenjtë malorë.

Image

Shikoni gjendjen në autostradën Tiranë-Durrës, Gjiknuri: Situatë e jashtëzakonshme

Jemi ne nje situate e jashtezakonshme ne autostraden Tirane -Durres, tha ministri Damian Gjiknuri teksa ishte ne Qafen e Kasharit.

“Ka permbytje goxha te madhe per shkak te rreshjeve dhe perqendrimit te madh te ujit. Jane marre te gjitha masat, evakuimet jane bere, situata po ndiqet hap pas hapi. Situata eshte e jashtezakonshme”, u shpreh ai.

Image

Autostrada Tiranë-Durrës e përmbytur dhe në terr, shkojnë Xhaçka e Gjiknuri

Qytetarët tani nuk duhet të përballen vetëm me përmbytjet dhe reshjet e shiut në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Para pak minutash është ndërprerë energjia elektrike, dhe shkak për këtë janë reshjet e dendura të shiut. Ministri Damian Gjiknuri eshte nisur per ne autostraden Tirane Durres ku ka ndodh permbytja dhe pritet te kete nje prononcim.

Edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka niset drejt Qafes se Kasharit qe eshte permbytur.

Përmbytja në autostradë, nga Shqiponja te Qafa e Kasharit e bllokuar

Policia e Shtetit njofton se ne hyrje te autostrades Tirane -Durres, nga Qafa e Kasharit deri tek Shqiponja eshte e bllokuar.

“Nga Shqiponja ne Qafe te Kasharit eshte e bllokuar kalohet vetem ne rruge dytesore. Rreshje te dendura shiu. Policia Rrugore ne detyre per te orientuar drejtuesit e mjeteve per te qarkulluar ne rrugen dytesore pasi autostrada eshte bllokuar nga uji. Polici-Zjarrefikse-ARRSH ne perpjekie per zhbllokuar rrugen nga sasia e jashtezakonshme e ujit, me qellim ardhjen ne ndihme perdorueseve te rruges”, thuhet ne njoftim.

Ja pamjet:

Bllokohen 20 persona në Kamëz

Disa banesa rrezikohen të përmbyten në rrugën “OSBE” në Kamëz e ndërsa shërbimi i zjarrfikseve dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuimin e të paktën 20 persona të cilët ndodhen të bllokuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke bollokuar qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Kaosi në autostradë, mbërrijnë Forcat e Armatosura

Update/ Lidhur me situaten e veshtire te krijuar nga permbytjet ne autostraden Tirane- Durres?kane nderhyre Forcat e Armatosura.

Tre motorrpompa te komandes mbeshtetese mberrijne ne afersi te ktheses se Rinasit per te larguar ujin i cili sipas Policise ka mberritur deri ne 75 centimetra.

Situatë kaotike në Tiranë, evakuohen tre familje, përmbytet komisariati nr.5

Moti i përkeqësuar ka sjellë përmbytje në disa zona në vend. Tre familje të tjera përveç atyre në një fshat të Vlorës janë evakuuar edhe në Tiranë, raporton shqiptarja.com. Bëhet fjalë për tre familje në fshatin Laknas, të cilat janë larguar menjëherë nga banesa me ndihmë të Emergjencave Civile.

Edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit ka rrugë të përmbytura dhe trafik të rënduar. Ndërsa uji nuk ka kursyer edhe ambientet e komisariatit nr. 5.

Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, Policia: Bëni kujdes. Premçi: S’kemi kapacitetet për të ndërhyrë

Reshje intensive të shiut kane shkaktuar probleme te medha ne gjithe vendin. Raportohet per përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës. Siç shihet edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.

Disa automjete janë mbuluar nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.

Nga vendngjarja thuhet se uji ka pushtuar disa banesa dhe biznese në zonat përreth autostradës.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i kontaktuar nga Opinion.al në lidhje me përmbytjet në disa rrugë dhe veçanërisht autostradës Tiranë-Durrës, tha se ne jemi njësi koordinimi dhe s’kemi kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.

Premçi tha se është përgjegjësi e kompanisë private të mirëmbajtjes.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test