Moti i keq/ Korçë, rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit

Shqipëria

Moti i keq/ Korçë, rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 08:56
Ilustrim

Reshjet e dendura pothuajse në të gjithë Shqipërinë kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin edhe në rajonin e juglindjes së vendit.

Në Korçë vijojnë të bien reshjet e dendura, ndërsa paraqiten probleme në aksin Lozhan-Moglicë, pasi ka bllokim të rrugës herë pas here si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.

Probleme ka edhe në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku ka pasur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes ky aks është zhbllokuar. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh. Nga reshjet rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës.

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka thënë se strukturat janë në gatishmëri të plotë. Në Pogradec situata paraqitet normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat