Haki Çako në terren, inspekton autostradën që u përmbyt

Shqipëria

Haki Çako në terren, inspekton autostradën që u përmbyt

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Haki Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka inspektuar nga afër situatën në autostradën Tiranë-Durrës që u përmbyt nga vërshimet e ujit.

Në rrugë kanë mbetur makina të bllokuara, të cilat do të zhvendosen nga karroatrecët e shtetit.

Gjatë inspektimit, kryepolici Haki Çako u ka kërkuar vartësve të tij që të mos largohen nga zona deri sa të kenë ndihmuar qytetarët. Çako bëri me dije se forcat policore po bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat