Pas shiut në Veri të Shqipërisë nis bora, lëvizja e automjeteve me zinxhir

Shqipëria

Pas shiut në Veri të Shqipërisë nis bora, lëvizja e automjeteve me zinxhir

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:35
Ilustrim

Përveç reshjeve të dendura të shiut që kanë përmbytur një pjesë të mirë të vendit, në Veri të Shqipërisë raportohet për reshje bore.

Bëhet fjalë për qytetin e Pukës, ku gjatë mbrëmjes së sotme ka nisur të bjerë borë.

Nga të dhënat e para theksohet se reshjet kanë arritur në trashësinë e 10 centimetrave dhe pritet të vijojnë në orët e ardhshme.

Duke marrë parasysh situatën e vështirë, autoritetet këshillojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me zinxhirë. Në disa fshatra raportohet për mungesë të energjisë elektrike, ndërkohë që elektricistët kanë nisur punën për riparimin e defekteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat