Rama zbret në terren për krah Xhelal Mziut në Kamëz

Shqipëria

Rama zbret në terren për krah Xhelal Mziut në Kamëz

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 23:44

Kryeministri Edi Rama të premten në mbrëmje ka shkuar për të inspektuar zonën problematike në Kamëz, ndërsa i është raportuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe prefektja e Tiranës për gjendjen në zonë.

Mziu i ka treguar zonat dhe banesat e përmbytura, ku bën me dije se janë evakuuar edhe disa familje.

Ai tha se si asnjëherë tjetër janë evakuuar 60 familje.

Kryeministri Rama, ka shkruar përkrah videos live të publikuar në profilin e tij në Facebook, se vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme.

“Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të levizin nga shtëpitë e tyre”,- shkruan kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat