Majko paralajmëron arrestimin e një politikani…

Shqipëria

Majko paralajmëron arrestimin e një politikani…

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 23:55
Pandeli Majko

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se historia e Saimir Tahirit në përfshirjen e trafikut të drogës, në mënyrën sesi e tregon media, i duket si një film.

Sipas tij, çdo qytetar e ka të vështirë të bëjë dallimin mes asaj që ka ndodhur me të vërtetë.

“Nuk kam pasur miqësi me Tahirin por ajo që më ka pikëlluar ka qenë kjo histori. As dua ta mbroj as t’i vë këmbën në zverk” tha Majko, në studion e News 24.

Ndërsa fliste për të gjithë atë që po ndodh në Shqipëri, vetingun, luftën e kanabisit, mbërritjen e agjentëve të huaj, Majko u shpreh: “A do trokasi ndonjë politikan në dyert e burgut? Mendoj se po”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat