SHBA vlerëson kontributin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në rajon

Shqipëria

SHBA vlerëson kontributin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në rajon

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 11:18
Wess Mitchell dhe Ditmir Bushati

SHBA vlerëson kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në koalicionin për fitoren mbi ISIS, si dhe në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Këtë e konfirmoi Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell gjatë takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ndihmës sekretari Mitchell përgëzoi qeverinë shqiptare për përpjekjet e saj në zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, falënderoi ndihmës sekretarin Mitchell për kontributin e administratës amerikane, për zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat