Shembet një banesë e vjetër në Gjirokastër, shpëtojnë familjarët

Shqipëria

Shembet një banesë e vjetër në Gjirokastër, shpëtojnë familjarët

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 09:55
Gjirokastër

Një banesë e vjetër në Gjirokastër është shembur pjesërisht orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në zonën historike të qytetit. 

Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe përmbytjet që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në banesat e vjetra çka ka bërë që ato të jenë në rrezik shembje. 

Ndërkohë, familjarët që banojnë aty janë ekavuuar dhe për momentin ndodhen në konviktin e qytetit ku janë sistemuar nga autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile. 

Banesa konsiderohej monument kulture e kategorisë së dytë nga Drejtoria Rajonale e Kulturës, por siç duket qartë edhe nga këto foto e publikuara nga Shqiptarja.com ka qenë tejet e amortizuar edhe për shkak të mungesës së investimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat