Deputetja shqiptare tregon anën tjetër të saj: Si të rigjeni dashurinë!

Shqipëria

Deputetja shqiptare tregon anën tjetër të saj: Si të rigjeni dashurinë!

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:24

Ajo është një personazh tejet i dashur, pasi publiku nuk e njeh vetëm si deputete por edhe si psikologe.

Po flasim për Orjola Pampurin, deputeten e re të Partisë Demokratike e cila ishte në listën e deputetëve demokrat.

E ftuar në programin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, Pampuri ka dhënë një intervistë shumë sportive, duke na treguar një anë tjetër të saj.

Pak kohë më parë Pampuri e cila njihet si një nga psikologet më të njohura në vend, kishte botuar një shkrim se si ta rizbulojmë dashurinë me kalimin e kohës dhe moderatorja Dembacaj, ngulmoi përsëri në këtë moment:
“Koha Rudinë. Duhet të kaloni sa më shumë kohë me partnerin. Duhet të gjesh balancën. Nëse unë dhe bashkëshorti im, kemi defiçite me njëri- tjetrin ne gjejmë pak kohë pushim dhe arratisemi”, ka thënë Pampuri.

Nga ana tjetër ajo ka pohuar se partneri i saj është një nga personat që e ka mbështetur më shumë në politikë, por nuk ka harruar të tregojë se edhe dy djemtë e saj janë tejet kuptueshëm në këtë rrugëtim të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat