Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi sot se OSHEE po punon për riparimin e fiderit 10 kV Valbonë-Tropojë.
Në statusin e tij Twiter, ministri Gjknuri shprehet:“Në Valbonë, teksa elektriçistët e OSHEE po punojnë për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë. Dëbora dëmtoi 10 shtylla, si dhe ka shkëputur përcjellesin në disa akse”.
“ Po punohet prej disa orësh, me mjete të rënda për ngritjen e shtyllave dhe sistemimin e linjës”, shkruan Gjiknuri.