Kur Arian Çani parashikonte fatin e “errët” të Saimir Tahirit… 5 vite më parë

Shqipëria

Kur Arian Çani parashikonte fatin e “errët” të Saimir Tahirit… 5 vite më parë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 06:30
Arian Çani

Moderatori i njohur Arjan Çani, duket se e ka parashikuar dosjen për impikim në trafikun e drogës të ish-Ministrit Saimir Tahiri, që 5 vite më parë.

Video e cila është shpejt virale në rrjetet sociale, daton më 16 nëntor të vitit 2012, në emisionin “Zonë e Lirë”.

Dhe ku sigurisht, Çani është munduar të bëjë një parashikim në emisonin e tij, të asaj që ai e quan “besnikët e Edi Ramës”, që kur ky i fundit nuk kishte ardhur ende në pushtet.

“Në këto 100 vjet që shkuan Enver Hoxha do mbahet mend se si i bëri gropën shokëve, po pas 100 vjetësh, a do kujtohet njeri për besnikët e bindur të Edi Ramës? Për Qemal Stafën, e këto…Qemal Stafa është Saimir Tahiri.

Se Sajmiri pritet ta hajë i pari nga Rama, se është Qemal Stafa, thonë që historia përsëritet…atëherë e ha Saimir Tahiri” thotë mes të tjerave moderatori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat