Një tjetër emergjencë në Shqipëri/Nisin problemet në veri, gati të bllokohen disa zona

Shqipëria

Një tjetër emergjencë në Shqipëri/Nisin problemet në veri, gati të bllokohen disa zona

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 14:38
Bardh Spahia

Pa u rregulluar ende situata e përmbytjeve, më së shumti në jug të vendit, një tjetër problematikë e re ka lindur në Shqipëri dhe këtë herë vëmendja zhvendoset në veri. Sikurse u paralajmërua, temperaturat do të ulen ndjeshëm, e madje, ka edhe nga ato zona në vend, në të cilat kanë nisur reshjet e dëborës.

Kështu, zona e Thethit është duke u bllokuar tërësisht nga dëbora dhe banorët po izolohen. Ka qenë deputeti demokrat Bardh Spahia ai që ka publikuar video-mesazhin e një qytetari, i cili i kërkon ndihmë, pasi kjo zonë po nis të izolohet prej dhjetorit.

Në Theth, siç thotë zotësia në video, nuk ka asnjë qendër shëndetësore, asnjë rrugë automobilistike, mungesë të energjisë elektrike dhe çdo gjë e bëjnë vetëm me forcat e tyre.

Tani, që është vetëm fillimi i dhjetorit, reshjet e dëborës kanë shkuar deri në 50 centimetra. Imagjinoni vetë se çfarë mund të ndodhë deri në fund të dimrit…

Deputeti Spahia shkruan ndër të tjera në Facebook:

Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjëndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë.
Temperaturat po ulen dhe komuniteti I këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon.

Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore atë të jetës së njerëzve.

Nje prej banoreve me ka nisur kete video ne fb tim, ku kerkon nderhyrje te menjehershme te shtetit per jeten e banoreve ne rrezik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat