Përmbytjet janë bërë shkak i mbylljes së një sërë shkollash javën e kaluar në Shqipëri dhe me fillimin e kësaj jave të re dhe uljes së intensitetit të reshjeve shumë institucione arsimore do të rihapin dyert këtë të martë për nxënësit.
Ministria e Arsimit ka njoftuar për shkollat e ciklit të ulët e të mesëm që do të hapen nesër, konkretisht në qarkun e Tiranës, Fierti dhe Vlorës. Nga ana tjetër një sërë shkollash të tjera do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e nesërme për t’u hapur më datë 6 dhjetor, pra të mërkurën e kësaj jave.
Ditën e martë, datë 05.12.2017 rifillojnë procesin mësimor këto shkolla:
– Shkolla 9-vjecare Gjysylkane (Pezë, TIRANË QARK)
– Kopshti Ndroq (Ndroq, TIRANË QARK)
– Shkolla Dritas (Nj. Adm. Zall Herr, TIRANË QARK)
– Shkolla Niko Hoxha (Valias, TIRANË QARK)
– Xhevit Fetahu (Levan, FIER)
– Bocove (Levan, FIER)
– Pishe (Levan, FIER)
– Cikli i Ulet Çerven (Frakull, FIER)
– Cikli i Ulet Kashisht (Frakull, FIER)
– Kafil Malaj (Bishan, Novoselë, VLORË)
– Loni Mone (Poro, Njësia Novoselë, VLORË)
– Qeriba Derri (Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)
– Sadik Zotaj (Ramicë, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)
Ditën e mërkurë, datë 06.12.2017 do të rifillojë procesi mësimor në shkollat:
– Thoma Sema (Levan, FIER)
– Rakip Kryeziu (Bashkia Fier, FIER)
– Ismail Qemali (Fitore, Novoselë, VLORË).