Meta: Shqipëria do përmbushë me përkushtim angazhimet në NATO

Shqipëria

Meta: Shqipëria do përmbushë me përkushtim angazhimet në NATO

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:10
Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM-2017).

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM-2017), me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Rumania, Gjeorgjia dhe për herë të parë nga Mbretëria e Bashkuar.

Në takim, presidenti Meta përsëriti urimin për 105-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura, si dhe respektin më të lartë shtetëror për sakrificat e burrave dhe grave me uniformë, në mbrojtje të atdheut e interesave kombëtare, si dhe kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.

Presidenti ndau vlerësimin se Shqipëria anëtare e NATO-s do përmbushë me përkushtim e profesionalizëm të gjitha angazhimet, detyrimet dhe objektivat përballë sfidave të sigurisë.

Presidenti theksoi se Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të vijojë të shërbejë për të promovuar vlerat e besueshmërisë, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta drejt së ardhmes evropiane dhe euro-atlantike të vendeve të rajonit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat