Takim Rama – Basha në Bruksel?! Balla zbulon detaje

Shqipëria

Takim Rama – Basha në Bruksel?! Balla zbulon detaje

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:22
Rama – Basha

A do të takohen Basha dhe Rama në Bruksel? Kësaj pyetje i është përgjigjur kreu i grupit paralmentarë të PS-së, Taulant Balla.

I ftuar në  “5 pyetjet nga Babaramo”, Balla u shpreh se është i nevojshëm sa më shumë dialog konstruktiv mes pozitës dhe opozitës, ndërsa shtoi se PS është e gatshme të takohet çdo ditë në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.

‘Nga informacionet e mia, Rama zhvillon takime në nivelet më të larta të BE. Që nga Donald Tusk, Junker e drejtuesit më të lartë të BE. 

Ndërsa z.Basha merr pjesë në një aktivitet politik të PPE. Sa më shumë dialog konstruktiv të ketë mes dy partive kryesore politike, dy krahëve pozitë-opozitë, aq më mirë, por t'i lëmë spekulimet. Ne si PS jemi të gatshëm të takohemi çdo ditë këtu në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat