Masivi shkëmbor iu bie në makinë, plagosen katër vetë në Pogradec

Shqipëria

Masivi shkëmbor iu bie në makinë, plagosen katër vetë në Pogradec

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:34
Ilustrim

Katër persona kanë mbetur të plagosur të hënën pasdite nga shkëputja e një masivi shkëmbor në fshatin Proptisht të Pogradecit. Policia ka bërë me dije se personat ishin duke udhëtuar me makinë. Bëhet me dije se punimet që janë duke u zhvilluarf në rrugë kanë sjellë shkëputjen e masivit shkëmbor dhe kjo gjë ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Katër të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat