“Ministri Ahmetaj takon të përmbyturit me njerëz të krimit, të dënuar për drogë e prostitucion” - Bota Sot
“Ministri Ahmetaj takon të përmbyturit me njerëz të krimit, të dënuar për drogë e prostitucion”

Shqipëria

E shtunë, 16 dhjetor 2017

“Ministri Ahmetaj takon të përmbyturit me njerëz të krimit, të dënuar për drogë e prostitucion”

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:42
Arben Ahmetaj

Përmes një statusi në rrjetin social, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, i cili sipas denoncimit të “qytetarit dixhital”, postuar nga deputeti i PD-së, është paraqitur pranë banorëve të përmbytur në Kavajë me persona me precedentë kriminalë.

Fjala është për kreun e PS-së në Gentian Daja, i cili sipas denoncuesit është dënuar me burg në Itali për prostitucion dhe trafik droge. Një tjetër emër i denoncuar dhe që shihet nën shoqërinë e Ahmetajt (vizitë e kryer ditën e djeshme) është dhe Seid Cikalleshi, i cili u arrestuar pra disa ditësh si njëri ndër përgjegjësit për vjedhjen dhe përvetësimin e disa hektarëve tokë në zonën e plazhit në Spille.

DENONCIMI I BERISHËS:

Qytetari dixhital denoncon Ministrin Ahmetaj, i cili shkon tek qytetaret e Kavajes i rrethuar nga bota e tij e krimit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

“Doktor,sot Arben Ahmetaj pasi u largua uji erdhi ne Kavaje per te vizituar zonen e permbytur nen shoqerine e kreut te PS Gentian Daja.

Gentian Daja eshte i denuar per prostitucion dhe trafik droge ne Kazerta te Italise.

Po ashtu vjehrri i Gentian Dajes,Seid Cikalleshi u arrestua para 10 ditesh per vjedhjen e tokave ne Spille pasi mbante postin e drejtorit te Hipotekes se Kavajes.

Ky eshte turpi dhe karshilleku qe mafia e veshur me pushtet u shet qytetareve dhe drejtesise per te bere punen e vet!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test