Tentuan të largoheshin me dokumente false, pranga 3 personave në pikën kufitare të Morinit

Shqipëria

Tentuan të largoheshin me dokumente false, pranga 3 personave në pikën kufitare të Morinit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:48
Ilustrim

Policia Kufitare e Kukësit ka vënë në pranga ditën e djeshme, tre persona të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Siç bëhet e ditur nga policia, në pranga janë vënë Blerim Kasmi, 37 vjeç , banues në Durrës, B.O.,15 vjeç si dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç, të dy banues në  Kukës.

Arrestimi i Blerim Kasmi, dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet PKK Morinë, me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa arrestimi i Rasim Koloshi, u bë pasi ka tentuar të ndihmojë dy personat e përmendur, të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë ngjarje, policia e Kukësit bën me dije se materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat