Hafizi nuk ndalet më : Blushi një kopje e Ramës!

Shqipëria

Hafizi nuk ndalet më : Blushi një kopje e Ramës!

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:01
Hafizi- Rama

Prej ditësh është publik debati i brendshëm në partinë LIBRA të drejtuar nga ish deputeti i PS-së Ben Blushi.

Pas një varg akuzash nga ky i fundit për bashkëthemeluesen tjetër të kësaj parti, ish deputeten e PS-së, Mimoza Hafizi kjo shpjegoi qartë arsyet që e çuan drejt një reagimi të ashpër. Ishte pikërisht uzurpimi që po i bënte partisë Blushi. Por edhe sot ish deputetja e PS-së ka reaguar në një koment në profilin e saj duke e krahasuar Blushin me Edi Ramën, shembulli nga e cila ajo u largua.

Reagimi

Faleminderit për kurajon që me jepni, Abi! Unë sigurisht nuk dorëzohem, nuk e kam bërë kurrë. E di se kam mbështetjen e shumë, shumë njerëzve, të gjithë atyre që donin një Libra ndryshe, jo një kopje qesharake të partive të vjetra. E di po ashtu se është shumë e vështirë t’i bësh ballë vullnetit të mbrapshtë të një kryetari që uzurpon partinë, e kemi provuar më së paku tek Partia Socialiste. E di që Shqipëria është kaq e lodhur, sa nuk duron të merret me betejat e brendshme të një partie të sapodalë e të pasprovuar, beteja që mund të përkthehen si luftë për pushtet. Ky është konteksi, prandaj duhet vepruar me durim e kujdes. Gjithë të mirat prej meje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat