Bashkia e Fierit bën me dije se ditën e sotme ka nisur puna në terren për verifikimin e dëmeve nga përmbytja.
Siç mësohet janë 5 grupe, të shpërndara në Njësitë Administrative të prekura: Frakull, Levan, Dermenas, të cilët do të shkojnë në çdo familje për të vlerësuar dëmet.
Po ashtu, bëhet e ditur, se pjesë e grupeve të verifikimit të dëmeve nga përmbytja e ndodhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit do të jenë edhe kryepleqtë e fshatrave.
Puna evidentuese dhe dokumentacionale do të vazhdojë me intensitet, çka do të konkretizohet brenda 5 ditësh, me të gjithë inventarin e dëmeve.
Do të jetë dita e premte, ku do të bëhet përfundimi i llogaritjes se dëmeve.
Fieri është një ndër qytetit me të prekura nga përmbytjet ditët e fundit, ku qindra hektarë dhe dhjetëra banesa u pushtuan nga ujë.