105-vjetori, Meta: FA, e pazëvendësueshme për shërbimin ndaj qytetarëve

Shqipëria

105-vjetori, Meta: FA, e pazëvendësueshme për shërbimin ndaj qytetarëve

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:08
Ilir Meta

Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni për 105-vjetorin e Forcave të Armatosura në sheshin “Nënë Tereza”, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Meta theksoi rolin e Forcave të Armatosura në ndihmë të qytetarëve të përmbytur nga reshjet e shumta të javës së kaluar.

“FA tregoi se roli i saj në shërbim të qytetarëve është i pazëvendësueshëm dhe kërkon kujdes e mirënjohje të veçantë”, deklaroi Meta, i cili shtoi se kjo është një “datë historike dhe lavdie për Forcat e Armatosura, si dhe një gur i fortë themeli në historinë tonë të shtetformimit”.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh: “Teksa festojmë trashëgiminë e shquar, ju siguroj se jemi krenarë t’ju mbështesim në kontributin tuaj për vendosjen e paqes në zona të ndryshme”.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama uroi përmes një postimi në rrjetet sociale “ditëlindjen” e FA.

“Në këtë ditë, që shënon edhe 105-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat