Miku i shqiptarëve, Prodi: Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit

Shqipëria

Miku i shqiptarëve, Prodi: Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:09
Romano Prodi

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ish-kryeministri italian tha se sa herë që vjen në Shqipëri, sheh ndryshime pozitive. 

“Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar. Ishte vërtet unike në botë të ishe e izoluar në Europë dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Lidhjet e vetme ishin me Kinën”, u shpreh ish-kryeministri italian Romano Prodi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat