Mashtruan qytetarët me viza për në Kanada, ja sa vite burg do të vuajnë nënë e bijë

Shqipëria

Mashtruan qytetarët me viza për në Kanada, ja sa vite burg do të vuajnë nënë e bijë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:14
Luli dhe Adeila Makashi

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar për shtetaset Luli dhe Adeila Makashi, nënë e bijë, të cilat akuzohen për veprën penale të mashtrimit.

 Nënë e bijë akuzohen se kanë mashtruar gati 225 persona për vizat kanadeze, kundrejt shumave të caktuara të parave. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vjet burg Luli Makashin, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vjet. 

Ndërsa janë dhënë 6 vjet burg për të bijën, Adeila, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet.Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria ‘Ande Lm shpk’, ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3 333 333 leke.

Shtetasja Luli Makashi ishte pronare e kësaj shoqërie, të cilën e ksihte shitur vetëm pak ditë para se të arrestohej në prill të vitit 2016 për të udhëtuar drejt Kanadasë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat