Iku Bujar Muça i PDIU-së, KQZ i jep mandatin e deputetit Elena Xhinës

Shqipëria

Iku Bujar Muça i PDIU-së, KQZ i jep mandatin e deputetit Elena Xhinës

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Elena Xhina

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e deputetit të PDIU, Bujar Muça. Ky mandate i kaloi pasueses në listën e kandidatëve, Elena Xhinës.

Elena Xhina,ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit. Për 10 vjet ka ushtruar profesionin e avokates, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.

Pak ditë më parë Bujar Muça dorëzoi mandatin e deputetit duke deklaruar se arsyeja e dorëheqjes ishin rrethanat politike…

“Duke parë që për shkak të rrethanave të ndryshme politike, forca politike që unë përfaqësoj nuk i arriti objektivat e veta dhe si rrjedhojë unë nuk po gjej hapësirat e duhura për mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve, mbështetësve dhe votuesve të mi, duke pamundësuar zgjidhjen sa më  shumë të jetë e mundur e problemeve të tyre dhe përfaqësimin në mënyrë optimal të interesave të tyre kam vendosur të jap dorëheqjen” shkruhej ne letren qe mbante daten 24 nentor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat