BE: Të zgjidhet prokurori i ri

Shqipëria

BE: Të zgjidhet prokurori i ri

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Romana Vllauti

Teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohet mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës, ka pasur dy deklarata të forta ditën e sotme nga ambasadori amerikan Donald Lu, si dhe nga delegacioni i Bashkimit Europian.

Të dyja deklaratat thonë se Kuvendi duhet të nisë procedurat për zëvendësimin e Llallës, pasi atij i ka mbaruar mandati.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit” thotë BE.

Madje ata duhet t’i referohen sugjerimit të EURALIUS dhe OPDAT dhënë pak ditë më parë, që theksonin se me mbarimin e mandatit të Llallës duhet të zgjidhet një prokuror i përkohshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat