Ish ministrja e Enver Hoxhës: Pse Shqipëria nuk përmbytej në kohën e komunizmit - Bota Sot
Ish ministrja e Enver Hoxhës: Pse Shqipëria nuk përmbytej në kohën e komunizmit

Shqipëria

E premte, 15 dhjetor 2017

Ish ministrja e Enver Hoxhës: Pse Shqipëria nuk përmbytej në kohën e komunizmit

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 22:48
Themie Thomai

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ish-ministrja e Bujqësisë në vitet ’75-’88, Themie Thomai rrëfeu arsyet se pse nuk kishte përmbytje në atë kohë.

Duke iu referuar përmbytjeve të fundit në Shqipëri si pasojë e reshjeve të fundit, ish-ministrja në qeverinë e Enver Hoxhës tha se në atë kohë merreshin masat më përpara.

“Kjo është një shkencë e tërë, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. 

Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fund të gushtit kontrolloheshin dhe me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. 

Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjeti kullues” tha Themie Thomai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test