NATO dhe vendet partnere ndihmojnë Shqipërinë për përballimin e përmbytjeve

Shqipëria

NATO dhe vendet partnere ndihmojnë Shqipërinë për përballimin e përmbytjeve

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Përmbytjet në Shqipëri

Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere filluan këtë javë ndihmën ndaj Shqipërisë, që është përballur me përmbytjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në këtë vend, thuhet në një raport të aleancës së Atlantikut Verior.

"Shqipëria kërkoi asistencë nga Qendra e aleancës për Koordinimin për Përgjigjen ndaj Katastrofave (EADRCC) më 4 dhjetor, pas shirave të rrëmbyer në qendër dhe në jug të vendit. Sipas autoriteteve shqiptare, përmbytjet dëmtuan më shumë se 4 500 ndërtesa, 36 transormatorë energjie dhe dhjetëra rrugë”, thuhet në njoftim.

”Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere iu përgjigjën menjëherë kërkesave të palës shqiptare. Bullgaria, Franca, Mali i Zi, Sllovenia, Sllovakia dhe Austria ofruan ndihmën e tyre, përfshirë ekipe shpëtimi, gjeneratorë dhe tenda”, shtohet në të.

”Edhe aleatë të tjerë të NATO-s po marrin në shqyrtim ndihmë shtesë ndaj ditëve të ardhshme”, theksohet në njoftim.

EADRCC-ja është mekanizmi kryesor i NATO-s për të tilla situata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat