Meta: E patolerueshme që pas 27 vitesh, të rinjtë ta kërkojnë Evropën jashtë vendit - Bota Sot
Meta: E patolerueshme që pas 27 vitesh, të rinjtë ta kërkojnë Evropën jashtë vendit

Shqipëria

E mërkurë, 25 prill 2018

Meta: E patolerueshme që pas 27 vitesh, të rinjtë ta kërkojnë Evropën jashtë vendit

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 20:31
Ilir Meta

Në këtë ditë që shënon dhe 27 vjetorin e lëvizjes së studentëve të dhjetorit, Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të qartë, se është e patolerueshme për politikën që pas thuajse 3 dekadash, të rinjtë e talentuar dhe të aftë të këtij vendi, ta gjejnë Evropën jashtë vendit të tyre.

Presidenti Meta ka folur gjatë një ceremonie të mbajtur në ambientet e Presidencës për nderim të Ditës së Rinisë dhe lëvizjes së dhjetorit. Kreu i shtetit ka shtuar gjithashtu se duhen bërë përpjekje më të mëdha për rininë shqiptare, duke përdorur dhe një shprehjes se një vend pa të rinj është si një familje pa fëmijë.

"Duhet të bëjmë gjithë përpjekjet tona për të ngjallur shpresat, sepse është e papranueshme që edhe sot, pas 27 vitesh, shumë të rinj të aftë e të talentuar ta kërkojnë europën jashtë vendit të tyre.

Një vend pa të rinj është si një familje pa fëmijë.. ndaj kjo nuk është vetëmnjë ditë nderimi por edhe një ditë apeli për të gjithë të rinjtë e sotëm që të mësohen dhe inkurajohen nga bashkëmoshatarët e tyre të atëhershëm... "-tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test