Kryeministri Edi Rama “ngacmon” keq demokratët!

Shqipëria

Kryeministri Edi Rama “ngacmon” keq demokratët!

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 07:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në Shkodër nga ku ka drejtuar mbledhjen e qeverisë dhe lançuar një project të ri për “Shkodrën turistike”, por përveç çështjeve të “punës”, kreu i qeverisë nuk ka nguruar të provokojë demokratët dhe njërin në veçanti.

Edi Rama ka postuar para disa minutash një foto të tij së bashku me aktorin e humorit Zef Deda nën dixhiturën “Me Dashuri nga Shkodra”.

Foto nuk ka nevojë për koment, por për një saktësim. Me shumë mundësi djali i Zef Dedës, Julian Deda do të jetë ndjerë jo “fort mirë” kur ka parë se babai i tij ka pozuar nën “shenjat e PD-së” me kryeministrin e “të kuqve” (një zhargon i përdorur shpesh nga demokratët në Shqipëri, si një referencë për të shkuarën komuniste të PS).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat