Të shtunën, mot i vranët, priten reshje shiu në mesditë

Shqipëria

Të shtunën, mot i vranët, priten reshje shiu në mesditë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 08:49
Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë, 9 dhjetor 2017, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë i vranët. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriperëndimin dhe Jugperëndimin me intensitet deri të lartë në Veriperëndim, bën të ditur shërbimi metereologjik i forcave ushtarake.

Prej mesditës dhe kryesisht në mbrëmje reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar. Në Veriperëndim dhe në ekstremin Jugor reshjet do të jenë me intensitet të lartë.

Në zonën e Alpeve priten reshje të dendura dëbore dhe prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vonë reshjet e dendura të dëborës do te shtrihen deri në lartësitë 300 metër në zonat malore dhe ato kodrinore.

Era do te jete me drejtim Jugperëndim 1-22/sek e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Deti i forcës 5-6 me lartësi vale 3.5-4.0metër. Mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut.

Temperaturat parashikohen të jene:

 

Vendet malore             0°/8°C

 

Vendet e ulta                3°/15°C

 

Vendet bregdetare      5°/15°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat