Ekzekutimi i vëllait të ish deputetit dyshohet nga vrasës me pagesë

Shqipëria

Ekzekutimi i vëllait të ish deputetit dyshohet nga vrasës me pagesë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:20
Aleksandër Ndoka

Janë ngritur dyshimet e para rreth ekzekutimit afër banesës së tij, të vëllait të ish deputetit të PS, Aleksandër Ndoka.

Ndoka u gjet e vrarë me 14 plumba në makinën e tij, ndërsa policia dyshon se kanë qenë dy persona ata që kanë ekzekutuar më armë kallashnikovi drejtin e IKMT për zonën e Veriut.

Ndërkohë që Ndoka raportohet se nuk ka patur asnjë procedim penal.

Aktualisht policia ka sekuestruar telefonin e viktimës, ndërsa do të merren në pyetje edhe familjarët e tij për ndonjë konflikt të mundshëm.

Ndoka njihet edhe si biznesmen në Lezhë por edhe anëtar i këshillit bashkiak në këtë qytet nën siglën e PS-së. Aktualisht nga politika nuk ka asnjë reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat