'Pushtohet' nga peshqit autostrada Tiranë-Durrës, Berisha zbardh mashtrimin e qeverisë

Shqipëria

'Pushtohet' nga peshqit autostrada Tiranë-Durrës, Berisha zbardh mashtrimin e qeverisë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Pas publikimit të fotove të djeshme në media të peshqve në rrugë, në autostradën Tiranë-Durrës, sot ka ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Berisha publikon videon e plotë të një fjalimi të Ramës nga një mbledhje  e Emergjencave Civile në Kryeministri në lidhje me situatën e rëndë të disa ditëve më parë, ku vendi ynë pësoi dëme të mëdha materiale pas përmbytjes së disa zonave nga reshjet e shumta.

Ja ç'shkruan Berisha sot:

"Plasi peshku në autostradën Tiranë - Durrës! Kush gënjeu për hapjen e portave të rezervuarit të Kasharit dhe mbylljen e kanaleve të autostradës si shkak i përmbytjes së autostradës, qytetari dixhital apo mender kryeministri?
Të dashur miq, më datë 1 dhjetor, në statusin e bazuar në informacione nga qytetarët, ndër të tjera denoncova sa vijon: “Të dashur miq, pasi përmbyti me dorë njeriu të gjithë zonën e Bashkisë së Vorës dhe Tiranës duke hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe mbyllur me palma, kanalet anësore të autostradës Tiranë- Durrës, Edi Rama vendosi të mbulojë krimin e tij të shëmtuar me një trillim të ulët të padenjë edhe për një gangester ordiner.
Ai në kulmin e vërshimit dhe të rrezikut nga përmbytja të qindra e qindra banorëve në këtë zonë, bënte thirrje me tellallët e tij kryetarit të bashkisë së Vorës, z Fiqiri Ismaili dhe kryetarit të bashkisë së Kamzës, z Xhelal Mziu, të paraqiten në krye të detyrës, ndërkohë që këta të dy qeveritarë vendorë në krye të detyrës përballeshin me pasojat e rrebeshit dhe përmbytjes në zonat e tyre...”
Ndaj këtyre akuzave Edi Rama deklaroi atë natë, shikoni videon e mëposhtme, e cila nxjerr Ramën gënjeshtar kongenital,” përfundon Berisha.

Pas përmbytjes sw autostradës, Kryeministri Rama mohoi në mënyrë kategorike se ishin hapur portat e rezervuarit të Kasharit, duke mos dhënë asnjë shpjegim se nga erdhi peshku që mbushi asfaltin. Ai tha se "ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera për të cilat 100% mbështes ministrin e Brendshëm, do t’i shkojmë deri në fund përgjegjësive administrative penale, sepse aty është ndërhyrë drejpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve. Kjo ështe qartë, qoftë duke ndërtuar pa leje, qoftë duke improvizuar forma shkarkimesh duke krijuar këto pasoja dhe u kërkoj një dnjesë shumë të thellë qyetarëve që janë gjetur në atë pritë të paligshmërisë që kërcënoi jetë njerëzish."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat