Ministrja Gjonaj: Gati burgu i Reçit, punonjësit do t'i kalojnë testimit

Shqipëria

Ministrja Gjonaj: Gati burgu i Reçit, punonjësit do t'i kalojnë testimit

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:26
Etilda Gjonaj

Gjatë një inpsektimi në burgun që pritet të hapet në Reç të Shkodrës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se rekrutimi i punonjësve të burgut do të bëhet me test.

“Burgu i Reçit do ti japë zgjidhje problemit te mbipopullimit ne sistemin e burgjeve. Burg me kapacitet prej 760 te burgosur të përhershëm dhe të paraburgosur. Burgu i Reçit është një investim i jashtëzakonshëm me fondet e BE dhe qeverise shqiptare. Burgu do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në standardet europiane sa i përket trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve", tha ajo. 

Ndër të tjera, ministra bëri me dije se "hapja e Burgut të ri te Reçit është një lajmi i mirë për qarkun e Shkodrës pasi në të do të punësohen rreth 400 te punonjës".

"Sikundër testohen sot policët e Shtetit, po njëlloj po testohen e punonjësit e policisë së burgut të Reçit. Me procesin e rekrutimit të punonjësve në këtë burg, kemi ndryshuar njëherë e mirë edhe mentalitetin e punësimit. Nuk ka me punësime partiake, por ne baze te meritokracisë” deklaroi ministrja Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat