Dëbora mbulon Kukësin, këto janë rrugët ku këshillohet kujdes

Shqipëria

Dëbora mbulon Kukësin, këto janë rrugët ku këshillohet kujdes

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Qarku i Kukësit

Qarku i Kukësit është mveshur plotësisht me dëborë që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar kështu një sërë problematikash në akset rrugore.

Reshjtet kanë qenë nga 5 deri në 20 centimentra dëborë. Strukturat e Emergjencave Civile bëjnë me dije se situata deri më tani është e përballueshme dhe në akset ku dëbora ka shkaktuar probleme, janë dërguar borëpastrueset, në total 6 prej tyre. Aktualisht akset janë të qarkullueshme por në këto rrugë këshillohet të ecet me kujdes.

Rrugët me dëborë

Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 6 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak  lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë  lartësia e borës 5 cm . Kanë punuar 2 borëpastruese.

Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore. Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Kam  lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë  lartësia e borës 20 cm . Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm . Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.

Aktualisht janë pa energji vetëm  Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat