Denoncimi i fortë i PD: Rama po hyn në privatësinë e shqiptarëve, iu merr të dhënat…

Shqipëria

Denoncimi i fortë i PD: Rama po hyn në privatësinë e shqiptarëve, iu merr të dhënat…

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:02
Endri Hasa

Vendimi i qeverisë për të vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për Partinë Demokratike është përpjekje e Edi Ramës për të marrë në kontroll sistemet elektronike të shqiptarëve. Ky denoncim është bërë nga deputeti Endri Hasa, i cili ka shtuar se ky vendim i hap rrugën koncensionit të menaxhimit të TVSH prapa të cilit është vëllai i kryeminsitrit. Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Endri Hasa akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se po merr në kontroll të gjitha të dhënat elektronike të shqiptarëve. Kjo sipas deputetit po bëhet nëpërmjet marrjes nën administrim të të gjitha sistemeve elektronike të shqiptarëve nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

“Më parë kjo Agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si BiG Brother! Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin! Kontrollon çdo të dhënë, por nuk kontrollohet nga askush! Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogariaskujt në rregjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në rregjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes”, tha deputeti Hasa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat