“Policët të mbledhin vota për Partinë Socialiste”, Vasili: Pse nuk reagoi prokuroria?!

Shqipëria

“Policët të mbledhin vota për Partinë Socialiste”, Vasili: Pse nuk reagoi prokuroria?!

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:05
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili i rikthehet edhe njëherë thirrje që bëri kryeministri Edi Rama në fushatën e 25 qershorit.

Rama tha se i bënte thirrje policisë që pasi të linin turnin të mblidhnin vota për Partinë Socialiste.

Vasili pyet sot prokurorinë pse nuk ka reaguar asnjëhërë për këtë deklaratë flagrante.

“Kryeministri zhveshi policine per vota, heshtja e prokurorise faj i rende publik.

Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste.

Ambasadoret e huaj qe s'lene gje pa komentuar nuk folen. As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort.

Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin”, shkruan Vasili.

Sipas tij prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite, megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit, nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale.

“Kjo heshtje eshte faj i rende publik.

A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranua po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje.

Prokuroria s'ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit.

Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor,prokuroria le ta shohe dhe le te veproje,kjo ndan nese eshte e blere nga kryeministri apo jo”, shprehet Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat