Ka nisur shpërndarja e 70 tonë ndihmave për zonat e prekura - Bota Sot
Ka nisur shpërndarja e 70 tonë ndihmave për zonat e prekura

Shqipëria

E hënë, 22 janar 2018

Ka nisur shpërndarja e 70 tonë ndihmave për zonat e prekura

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 19:03
ilustrim

Komanda Mbështeteshe e Forcave të Armatosura ka nisur të dielën shpërndarjen e 70 ton ndihmave për zonat e prekura nga përmbytjet pak ditë më parë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, këto ndihma po shpërndahen përkatësisht në prefekturat Tiranë, Fier, Dibër, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Kukës, Durrës dhe Korçë. Këto ndihma mbërritën ditët e fundit nga UNICEF, UNHCR, Greqia e Bullgaria.

Shqipëria javën e shkuar u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, që sollën dhe përmbytje në disa zona, si Fier, Vlorë, Fushë Krujë, Korçë, Durrës etj.

Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Policia e Shtetit, si dhe të gjitha institucionet e tjera përmes mekanizmave në dispozicion dhanë ndihmën e tyre për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test