Akuza e fortë e Vasilit: Prokuroria e blerë nga Edi Rama

Shqipëria

Akuza e fortë e Vasilit: Prokuroria e blerë nga Edi Rama

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 23:20
Petrit Vasili

Një nga zërat kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Prokuroria është blerë nga Edi Rama. Ai tha se kjo rrjedh nga fakti se Rama vetëm shkel ligje dhe prapë nuk shkon përpara drejtësisë.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri zhveshi policine per vota,heshtja e prokurorise faj i rende publik. Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste. Ambasadoret e huaj qe s’lene gje pa komentuar nuk folen.As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort. Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin. Prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite,megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit,nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale. Kjo heshtje eshte faj i rende publik.

A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranua po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje. Prokuroria s’ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit. Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor,prokuroria le ta shohe dhe le te veproje,kjo ndan nese eshte e blere nga  kryeministri apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat