Akuzat për koncesionin e skanimit, Spaho: Spekulim, ka vetëm një qëllim

Shqipëria

Akuzat për koncesionin e skanimit, Spaho: Spekulim, ka vetëm një qëllim

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 22:53
Edmond Spaho

Edmond Spaho ka deklaruar në Report Tv se akuzat e PS dhe mediave ndërkombëtare për kontratën e qeverisë Berisha me Rapiscan po bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare.

“Spekulim me synimin për të larguar vëmendjen nga çështja e Tahirit, nga tre drejtorët e policisë që kanë marrë arratinë. Dhe kur themi Tahiri kemi thënë Edi Rama. Po hapin gjoja problemin e skanimit. Është kontratë e lidhur me një nga firmat më të mira në botë dhe shteti shqiptar e lidhi direkt me Rapiscan.

Rama tha se do ta anulonte kur të vinte në pushtet dhe kur erdhi rishikoi kontratën dhe i bëri disfavorshme për shtetin. I dha garanci buxhetore që nëse nuk do i realizosh do të dal unë garant dhe do të marrë 2.2 mln euro.

Kjo kompani tani merr më shumë para se në 2013. U shtuan faturat me mallra deri në një mijë euro që duhet të skanohen. Pas kësaj kontrate është vëllai i kryeministrit si bashkëpronar i fshehur. Edhe aksionet u shitën në qeverisjen e Ramës” deklaroi ai.

Carson Block-themelues deklaroi në “Bloomberg” pak ditë më parë se kompania OSI Systems është “në thelb e kalbur” dhe ofroi si argument kontratën koncesionare të fituar në Shqipëri si dhe një kontratë të dytë të madhe të kompanisë në Meksikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat