Ekzekutimi i mistershëm i Ndokës, fqinji: Po shikoja televizor, kur dola…

Shqipëria

Ekzekutimi i mistershëm i Ndokës, fqinji: Po shikoja televizor, kur dola…

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:30
Arben Ndoka

Vrasja e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka tronditi qytetin e Lezhës dhe opinionin publik. Ai u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa mes lotësh, në varrimin e të atit erdhi edhe i biri, Samueli, i cili ndodhej në burg.

Ndërsa motivet e ngjarjes, sikurse edhe autori, ngelen mister, fqinjët e familjes Ndoka tregojnë çfarë dëgjuan atë natë. Njëri prej tyre tregon se po shikonte televizor me zë të lartë në momentin që dëgjoi krisma por nuk arriti të kuptonte së çfarë kishte ndodhur.

Ai tregon për “Panorama”:

Unë e kam shtëpinë rreth 300 metra larg vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe jam fqinj me viktimën. Kam qenë rreth orës 22:30 dhe unë po shikoja televizor.
Edhe televizorin e kishim me zë të lartë. Dëgjova krisma disa herë, por s’e mendova se janë shkaktuar nga armë zjarri. Dola në ballkon të shtëpisë dhe nuk pashë asnjë lëvizje dhe mendova se nuk ka ndodhur asgjë.

Kur u zgjova në mëngjes, mora vesh që ishte vrarë Sandri, se kështu i kemi pas thirrur neve. Jam tronditur shumë nga ngjarja, pasi ai ishte një person me shumë reputacion në lagje. Nuk ka pasur asnjë konflikt vetë si person”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat