Vasili i përgjigjet ambasadorit Lu: Reforma ecën me kushtetutë, jo me kompromis politik

Shqipëria

Vasili i përgjigjet ambasadorit Lu: Reforma ecën me kushtetutë, jo me kompromis politik

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 12:25
Petrit Vasili

Pak minuta më parë Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu deklaroi se çështja e kryeprokurorit të përkohshëm duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit të forcave politike të maxhorancës dhe opozitës, por duket se LSI nuk ka ndërmend të shkelë kushtetutën e vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili u shpreh se reforma në drejtësi mund të ecë përpara vetëm duke zbatuar Kushtetutën, e votuar unanimisht në verën e vitit të kaluar. Deputeti i LSI është kundër kompromiseve politike që zhbëjnë kushtetutën, qofshin këto në shqip apo anglisht.

Statusi i Vasilit:

Çfarë tha më parë Donald Lu:

Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Misionet e vettingut kanë punuar shumë... shqiptarë presin me padurim për drejtësinë dhe politkanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma ka vdekur.. ajo nuk ka vdekur, por mundësi që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.

Sistemi i vjetër mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri... sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë.

I kemi bërë thirje qeverisë dhe opozitës për të punuar së bashku për të gjetur një zëvendësues për prokurorin e përgjithsmë të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar më 7 dhjetor.

Të dyja palët duhet ti japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat