Çfarë ndodh me by pass-in e Fierit? Banorët kanë pakënaqësi për dëmshpërblimet

Shqipëria

Çfarë ndodh me by pass-in e Fierit? Banorët kanë pakënaqësi për dëmshpërblimet

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:27
Pamje nga video

Kanë kaluar katër vjet nga nisja e punimeve për By Passin e Fierit dhe problemet janë akoma të mëdha.

Qeveria shqiptare ka çelur garën për ritenderimin e pjesës se mbetur të punimeve, por deri tani nga fondi i përgjithshëm prej 60 mlionë euro, 45 milionë janë shpenzuar

Dy herë është bllokuar dhe po kaq herë ka nisur punimet. Ky është by pass i i fierit punimet për të cilin pritet të rinisin për herë të tretë. I braktisur dhe i lënë përgjysmë në të gjithë gjatësinë e tij është një katrahurë e vërtetë.

 Nga njëra anë kanale kullues dhe vaditës të bllokuar kurse në anën tjeter fermerë të pakompensuar për tokat ku është ndërtuar gjurma e rrugës.

Shume fshatarë nuk i kanë marrë paratë e shpronësimit, ndërsa të tjerë janë trajtuar me çmime diskriminuese.

Burokracisë shtetërore i është shtuar edhe zvarritja e punimeve. Kjo e fundit i ka lënë të pashfrytëzuara dhe të pakompensuara parcelat bujqësore që do të shërbejnë si pjesë funksionale të autostradës.

By passi i Fierit ështe i gjatë 22 klm dhe lidh autostradën Lushnjë – Fier me autostradat e jugut Levan -Vlorë dhe Levan – Tepelenë. Punimet  nisën në vitin 2013. Fituese e tenderit ishte kompania italiane “Erenisima”. Kjo e fundit braktisi kantierin vitin e kaluar një vit pasi ishin ndalur punimet për herë të parë. Punimet rinisën pas kontraktimit të një firme të re zbatuese, por zgjatën vetëm disa muaj.

Dy muaj më parë qeveria shqiptare çeli garën për ritenderimin e pjesës se mbetur të punimeve. Vlera e vënë në dispozicion për by passin e Fierit është 60 milionë euro nga të cilat 45 milionë janë shpenzuar për punimet e deritanishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat