Meta takohet me ministrin italian të Drejtësisë: Me rëndësi reforma në drejtësi

Shqipëria

Meta takohet me ministrin italian të Drejtësisë: Me rëndësi reforma në drejtësi

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:55
Pamje nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me ministrin italian të Drejtësisë, Andrea Orlando.

Gjatë këtij, takimi Meta i ka shprehur mirënjohjen Orlando për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

“Me kënaqësi të veçantë takova sot Ministrin italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike parlamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë, me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016”, thuhet në postimin në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat