Boçi zbardh prapaskenat nga kafja me kryeministrin Edi Rama

Shqipëria

Boçi zbardh prapaskenat nga kafja me kryeministrin Edi Rama

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:31
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është rikthyer sërish tek ‘debati’ që hapi kafja që konsumoi 1 vit më parë me kryeministrin Edi Rama dhe dy kolegët e tij.

I ftuar në rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në ‘News24’, gjatë bashkëbisedimit me studentët ekselentë Boçi u ndal edhe tek ai episod që u komentua kryesisht nga kampi i PD-së.

“Marrëdhënie politike nuk bashkohen me ato personale. Ndonjëherë politika ka qëndrimet e veta, nuk është goditje personale. Ardhja e Ramës në kafe ka qenë fill pas një debati të ashpër që kemi bërë në Parlament për pranimin e maturantëve në universitet. 

Ai gjeti një moment kur ishim më të qetë bashkë me kolegët dhe tha se fajin e kishin sekretaret. Ai e ndjeu të nevojshme të shpjegohej dhe të mos mbante fajin vet, duke ia faturuar sekretareve të universitetit.”, tha Boçi.

Po ashtu, Luçiano Boçi u ndal edhe tek humbja që pësoi PD gjatë zgjedhjeve, ndërsa tha se votat u blenë.

“Votat janë blerë, këtë e kam thënë shumë herë në studio. Të flasim tamam si tek lokali i fshatit. Votat u blenë. Realisht qeveria teknike ishte teknike në fasadë dhe jo në aktivitet. Të gjithë denoncimet që bëri ish-ministri i Brendshëm, por s’u morën parasysh. LSI pati rënie në Elbasan. Maxhoranca nëpërmjet PS është implikuar në kanabis”, pohoi Boçi.

Kujtojmë se pas një debati të ashpër në një nga seancat plenare në vitin 2016, Boçi u përplas me Ramën për çështjet e Arsimit të Lartë. Por pas pushimit të seancës, Rama gjeti kohën që të ulej në të njëjtën tryezë me Boçin dhe dy kolegët e tij, Asllan Dogjani dhe Bedri Mihaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat