Kryemadhi: S’janë ambasadorët problemi jonë, ja pse LSI s

Shqipëria

Kryemadhi: S’janë ambasadorët problemi jonë, ja pse LSI s

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:57
Monika Kryemadhi

Në një bashkëbisedim me gazetarët për herë të parë pasi mori drejtimin e LSI-së, Monika Kryemadhi fillimisht foli për takimet e mbajtura në SHBA dhe diskutimet për situatën ekonomike në Shqipëri, por edhe lufta ndaj drogës.

Ajo u shpreh se është bërë një ekspoze e situatës si shikohet Shqipëria në syrin e amerikanëve.

Në lidhje me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Kryemadhi u shpreh se:

“Ambasadorët e huaj që janë në Shqipëri janë të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare, por edhe me opozitën.

Jam e bindur që asnjë ambasador nuk ka propozuar shkeljen e Kushtetutës sonë. Nuk janë ambasadorët problemi i Shqipërisë, por jemi në klasa politike që kërkojmë t’i përfshijmë në problemet tona.

Kom i ligjeve sot është totalisht i paligjshëm, dëgjesat i bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat