Manja: Procesi i Kryeprokurorit të përkohshëm është i ligjshëm

Shqipëria

Manja: Procesi i Kryeprokurorit të përkohshëm është i ligjshëm

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:47
Ulsi Manja

Teksa opozita thotë se zgjedhja e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është në shkelje më Kushtetutën, deputeti i PS, Ulsi Manja tha të kundërtën.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se i gjithë procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është ligjor.

Gjatë një deklaratë për shtyp Manaj tha se i gjithë procesi do të jetë transparent  dhe ftoi sot të gjithë kandidatët për të qenë të pranishëm në dëgjesë.

Gjithashtu ai i bëri thirrje opozitës të jetë e pranishme.

“Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ka thirrur sot në orën 15:00 në seancë dëgjimore kandidatët për prokuror të përgjithshëm të përkohshëm si pjesë e shqyrtimit të përmbushjes së kritereve kushtetuese dhe ligjore. I siguroj kandidatët për besueshmërinë dhe transparencën e procesit, ne si shumicë e kemi bërë të qartë se nuk ka rëndësi emri por procesi. Ftoj edhe kolegët e opozitës të bëhen pjesë e këtij procesi për ti dhënë zgjidhje dhe jo zgjedhje vakancës së krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme sepse zbatimi i ligjit për të zgjidhur ngërçe të tilla nuk është cështje e vullnetit politik por detyrim që buron nga Kushtetuta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat